Tragjedia Greke, babai në kërkim të vajzave binjake

08:53 | 25 Korrik 2018
M. A.

Një dramë e vërtetë po ndodh në Greqi me personat e zhdukur pas situatës së rënduar të zjarreve që përfshinë dy netë më parë zonën e Atikës. Opinioni grek është tronditur nga rrëfimi i babait të dy vajzave binjake vetëm 9 vjeç Z. Yannis Filipopoulos.

I ftuar në kanalet televizive greke ai ka rrëfyer se nuk po i gjen askund vajzat e tij. Ai ftoi gjithë qytetarët ta ndihmojnë për të gjetur vajzat.

Ai tha se i pa vajzat e tij të jenë shpëtuar nga një anije. Por nuk po i gjen askund as në spitale as dhe në morgun në Goudy ku nuk po gjen asnjë gjurmë të fëmijëve të tij. Në të gjitha TV greke është bërë thirrje për të gjetur vajzat binjake.

Kujtojmë se deri më tani sipas zyrtarëve grekë ka shkuar në 76 numri i të vdekurëve dhe 26 të humbur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme