Google ADS

Tragjedia e zjarrfikësit, i cili nuk mundi të shpëtonte foshnjen e tij

01:14 | 29 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Ndërkohë që të afërmit e personave të humbur si pasojë e zjarreve katastrofike në Attica, vijojnë kërkimet për t’i gjetur, duke shpresuar se të dashurit e tyre nuk janë pjesë e të vdekurve të paidentifikuar në morg, histori tragjike po vijojnë të dalin në dritë dita ditës.

Një nga viktimat e para të zjarrit në Mati ishte një fëmijë 6 muajsh, i cili vdiq nga asfiksia. Por historia e tij nuk mbetet këtu…

Ai ishte fëmija i një prej zjarrëfikësve që po luftonte me flakët vdekjeprurëse. Këtë fakt e deklaroi kreu i zjarrfikësve, Dimitris Stathopoulos gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në televizionin ANT1.

Duke iu dridhur zëri, Stathopoulos tregoi se zjarrfikësi nxitoi për të shërbyer sapo u dëgjua alarmi i zjarrit, duke lënë në këtë mënyrë foshnjen dhe bashkëshorten në shtëpi.

Tragjikisht, zjarri që ai u mundua aq shumë për ta fikur i mori jetën foshnjes së tij të porsalindur, i cili u asfiksua. Ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në kujdes intensiv, në gjendje kritike për jetën./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme