Raketa që rrëzoi aeroplanin e Malaysia Airlines mbi Ukrainë në vitin 2014 ishte nga ushtria ruse, thanë hetuesit.
Sipas mediave të huaja, përcjellë Telegrafi, bëhet fjalë për aeroplanin e pasagjerëve i cili ishte drejtuar nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, Malajzi, kur u hodh nga qielli mbi Ukrainën lindore, më 17 korrik 2014. Të gjithë 298 pasagjerë dhe ekuipazhi u vranë.
Dhe po sipas mediave të huaja, hetuesit thonë se analiza e hollësishme e imazheve video ka konfirmuar tani se raketa që rrëzoi aeroplanin erdhi nga një njësi ushtarake me bazë në Rusi.
Wilbert Paulissen i Policisë Kombëtare Holandeze tha se raketa ishte nga brigada e 53-të e raketave të bazuara në qytetin rus të Kurskut.
Paulissen po fliste në një prezantim të rezultateve të përkohshme të hetimit rreth rrëzimit të fluturimit MH17. Rusia gjithmonë ka mohuar përfshirjen në rrëzimin e aeroplanit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...