Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia Veriore, nxënës si klasës së katërt është goditur nga një kamion në Bazel të Zvicrës, si pasojë e plagëve të marra, ndërruar jetë.
Ai ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35).
Një ditë pas rastit tragjik, Blick ka folur me prindërit e viktimës.
“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton babai i tij. Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur shkoi në punë si mirëmbajtës. E ëma e pa 11-vjeçarin, duke shkuar në shkollë atë mëngjes, shkruan gazeta zvcierane.
“Ishte dita e fundit e shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardiani. “Është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas.”
Motra e Eliorit, 8 vjeç, shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo ecën më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, duke shkuar në shtëpi për drekë”.
Motra e Eliorit dhe fëmijët e tjerë fillojnë të bërtasin në rrugë. Aq e zhurmshme, saqë ka tronditur edhe nënën e 11-vjeçares në banesë.
“Dola menjëherë jashtë,” thotë ajo. “Vajza ime na bërtiti e shokuar se Elior ishte përplasur nga një kamion.”
“Fatmirësisht, vajzën tonë e mbajti një nxënës tjetër në anën tjetër të rrugës. Përndryshe ajo do të kishte vrapuar nëpër rrugë”, thotë ajo mes lotëve për djalin.
Ndërsa prindërit nuk janë lejuar ta shohin për së afërmi djalin e tyre pasi viktima është dërguar menjëherë për ekzaminimet e nevojshme mjeko ligjore.“Ai është ende atje, trupin fatkeqësisht për momentin nuk mund ta marrim”. “Ne jemi bosh brenda. Eliori ynë ishte një engjëll në këtë botë”, tha babai për Blick, transmeton Telegrafi.
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...