Një tjetër tragjedi me emigrantët që synojnë të udhëtojnë drejt Evropës është regjistruar, këtë herë pranë ishujve Kanarie, në Spanjë.
Sipas raportimeve paraprake, deri në këto momente, raportohet për të paktën 9 viktima, teksa nuk dihet fati i 48 personave të tjerë që ndodheshin në bordin e anijes së mbytur.
Autoritetet spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një ndër ngjarjet më të rënda me emigrantët në 30 vitet e fundit, teksa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në det, raporton A2.
Organizatat joqeveritare në ndihmë të emigrantëve tregojnë se pas dëshmive të marra nga të mbijetuarit, në momentin e përmbysjes së varkës ndodheshin 84 emigrantë nga Mali, Mauritania dhe Senegali, teksa vetëm 27 prej tyre janë shpëtuar.
Ndërkohë, tre varka të tjera, me 208 emigrantë, mbërritën në Ishujt Kanarie gjatë natës.
Ishujt Kanarie, me një popullsi prej rreth 2.2 milion banorësh, vazhdojnë të jenë një pikë e rëndësishme për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë, por tragjedi si kjo tregon rreziqet e mëdha që ata përballen gjatë kësaj rruge.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...