Google ADS

Tragjedi në SHBA, 23-vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe vret 8 persona

10:27 | 23 Janar 2024
E.K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 23-vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas mediave të huaja, 23-vjeçari vrau veten pranë qytetit Natalia në Teksas, pasi policia e lokalizoi dhe u konfrontua me të.

Ndërsa 8 vrasjet u regjistruan në zona të ndryshme të qytetit Joliet të Illinois, fundjavën e kaluar.

Romeo i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël. 7 nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën.

Në një deklaratë, departamenti i Policisë Joliet tha se Nance ishte pikasur nga Marshallët e SHBA pranë Natalias rreth orës 20:30.

Motivi i sulmit nuk është bërë menjëherë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme