Një tragjedi ka ndodhur në parkun e lojërave në Poloni, pasi pesë vajza adoleshente humbën jetën mes zjarrit derisa po vizitonin një park lojërash të qytetit Koszalin.
Pesë vajzat, të gjitha të moshës 15 vjeçe, kanë hyrë në një dhomë, e cila mbyllet hermetikisht, e nga ku mund të dalësh duke përdorur disa të dhëna që të jepen rrugës. Por ambienti që duhet të shërbente për argëtim, u kthye në një kurth vdekjeprurës për vajzat, të cilat nuk arritën të dalin dot prej andej.
Sipas raportimeve, edhe një 25 vjeçar ka marrë lëndime të rënda nga zjarri i madh që ka kapluar parkun e lojërave.
Lidhur me zjarrin, zyrtarët nuk kanë dhënë ende një shpjegim, por po hetojnë për ndonjë problem të instalimeve elektrike.
Ndërkaq, brenda parkut të lojërave, ndodhet“dhoma e shpëtimit”, e cila është një lojë që ka fituar popullaritet të madh në pjesë të ndryshme të botës. Kur ajo u shfaq për herë të parë në Britaninë e Madhe në 2013-ten kishte vetëm 7 dhoma të tilla e sot ka mbi 1000.Pjesëmarrësit mbyllen brenda dhe duhet të zgjidhin disa gjëegjëza për të dalë jashtë.
Autoritetet besojnë se personi përgjegjës për lojën në rastin e Koszalin, më shumë gjasë nuk ka qenë aty kur ka nisur zjarri.
Adoleshentet ishin duke e festuar ditëlindjen e shoqes kur vendosën ta vizitojnë vendin e lojërave./Telegrafi.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...