Tragjedi në Otava – Vriten gjashtë persona, mes tyre tyre dhe një foshnje dy muajshe

23:23 | 7 Mars 2024
E.H

Policia në Kanada thotë se dy të rritur dhe katër fëmijë të vegjël, më i vogli prej të cilëve ishte më pak se tre muajsh, kanë vdekur në një vrasje masive në atë që kryebashkiaku i Otavës e përshkroi si “një nga incidentet më tronditëse të dhunës” në historinë e qytetit.

Një 19-vjeçar ndodhet në paraburgim dhe është akuzuar për gjashtë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një për tentativë vrasje, transmeton Arbresh.info.

Sipas TheGuardian, Policia u thirr në shtëpi në komunitetin e Barrhaven pak para orës 23:00 të së mërkurës, ku oficerët gjetën atë që shefi i policisë së Otavës, Eric Stubbs e quajti “një skenë të tmerrshme”.

Viktimat ishin një “familje e sapoardhur” nga Sri Lanka, tha Stubbs, dhe mosha e tyre ishte 35 vjeçar, dhe katër fëmijët 7, 4, 2 vjeç dhe mw i vogli dy muajsh.

Një burrë 40-vjeçar, i cili kohët e fundit kishte ardhur në Kanada dhe jetonte në shtëpi, u gjet gjithashtu i vdekur në shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme