Google ADS

Tragjedi në ditën e parë të shkollës, vriten me thikë 8 fëmijë

20:12 | 3 Shtator 2019
L G

Një burrë i armatosur me thikë ka shkaktuar një sulm të rëndë në një shkollë fillore në Kinë.

40-vjeçari, mbiemri i të cilit është Yu, nisi sulmin në shkollë rreth orës 8 të mëngjesit në provincën Hubei, tha policia në një deklaratë.

Përveç tetë fëmijëve të vrarë në sulm, dy fëmijë u plagosën, deklaroi policia. Emrat dhe fëmijëve që janë vrarë në këtë sulm të tmerrshëm nuk janë bërë me dije. I dyshuari u arrestua menjëherë, kurse motivi nuk dihet, shkruajnë mediat botërore.

Sulmet me thikë janë bërë thuajse të zakonshme në Kinë. Në prill të vitit 2018, nëntë fëmijë të shkollës së mesme u vranë nga një koleg, që tha se ishte poshtëruar nga moshatarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme