Qielli në Australi, përkatësisht në Uellsin e Ri Jugor, ka marrë ngjyrë të kuqe si pasojë e zjarrit që ka përfshirë vendin.
Siç raporton Daily Mail, përveç qiellit, si pasojë e zjarrit janë mbuluar me hi edhe plazhet australiane, njfoton lajmi.net.
Fatkeqësia natyrore në Australi, e ndodhur që nga shtatori i vitit të kaluar, ka shkaktuar 24 vdekje dhe ka djegur mijëra shtëpi banimi.
Nga pasojat e zjarrit janë prekur edhe kafshët, ku numërohen përreth 500 milionë të ngordhura. Të prekur kanë qenë veçanërisht gjitarët, respektivisht kangurët dhe koalat.
Shiu i rënë që nga dita e shtunë në Australi ka ndihmuar në punën e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit. Përkundër kësaj, ekspertë kanë bërë të ditur se shiu nuk do arrijë të ndalojë zjarret e mëdha në vend.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, lansoi një Agjenci të Re Kombëtare të Rimëkëmbjes, duke i financuar me 2 miliardë dollarë me qëllim që të “koordinojë një reagim kombëtar për rindërtimin e komuniteteve dhe jetesës”.
Në anën tjetër, Zelanda e Re ka dërguar trupa mbrojtëse në Australi për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe të evakuimit.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!