Google ADS

Trafiku i qënieve njerëzore, gjykata tajlandeze dënon gjeneralin

00:41 | 20 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një gjykatë në Bangkok ka dënuar me 27 vjet burg një ish-gjeneral të ushtrisë tajlandeze për përfshirje në trafikun e qënieve njerëzore.

Ish-ushtaraku Manas Kongpan dhe 60 të pandehur të tjerë janë gjykuar në një proces masiv, për trafikimin e mijëra refugjatëve nga Bangladeshi dhe Mianmari.

Trupa gjykuese e ka shpallur atë fajtor për përfshirje në skema trafiku dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale ndërkombëtare.

Arrestimi i gjeneralit në qershor të vitit 2015 u konsiderua një përpjekje serioze e qeverisë tajlandeze për të goditur rrjetet e trafikut.

Gjithashtu, emri i tij u bë i njohur pasi u akuzua se kishte urdhëruar të liheshin në mes të detit rreth 1 mijë emigrantë nga Mianmari, të cilët ndodheshin në një varkë që i ishte prishur motori.

Ndërkohë, ish-zyrtari tjetër Ko Tong, ish-drejtues administrativ i provincës jugore të Satunit, është dënuar me 75 vjet burg për akuza të ngjashme. Ndërsa dënimet për të pandehurit e tjerë kanë variuar nga 4 deri në 94 vjet burg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme