Njëzet emigrantë afrikanë janë vrarë në një plazh në Libi nga trafikantët, pasi kishin refuzuar të hipin në anijen që planifikohej të nisej drejt Evropës, ka thënë të mërkurën një burim i shërbimit të sigurisë.
“Emigrantët ilegalë për shkak të motit të keq refuzuan të hipin në anije”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonime.
Gjysmëhëna e Kuqe e Libisë ka konfirmuar se grupi ishte likuiduar gjatë vikendit të kaluar në vendin e quajtur Sabrata. Në Gjenevë, Organizata ndërkombëtare për migrim IOM ka konfirmuar këtë informacion, duke thënë se “duket se ka ardhur deri te shkëmbimi i zjarrit ndërmjet trafikantëve, gjë e cila ka çuar deri te vrasja e 22 emigrantëve”.
Gjashtë vjet pas rrëzimit nga pushteti të Muamer Gadafit, Libia e ndarë është përfshirë nga dhuna dhe është shndërruar në vend për emigrantët ilegalë në rrugën drejt Evropës.
Trafikantët organizojnë udhëtimin, zakonisht deri tek Italia, e cila ndodhet 300 kilometra larg Libisë.
Në mungesë të ushtrisë dhe policisë së rregullt, disi milici veprojnë si roja bregdetare dhe shpesh akuzohen për pjesëmarrje ose bashkëpunim në këtë tregti me njerëz. Kah fundi i shkurtit, banorët te Tripoli gjetën 74 emigrantë të vdekur, të cilët ishin mbytur pas fundosjes së anijes në afërsi të bregdetit të Libisë.
Sipas IOM-it, 521 emigrantë kanë gjetur vdekjen në Detin Mesdhe vetëm nga data 1 janar deri 5 mars të këtij viti, ndërsa 20.000 kanë arritur deri te bregdeti evropian.
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...