Google ADS

Trafik armësh nga Shqipëria në Britani, arrestohen tre shtetas në Tiranë

16:49 | 1 Gusht 2024
E.K

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për trafikim të armëve nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 25 armësh zjarri, fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë e pajisje optike.

Po ashtu janë sekuestruar edhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).

Tre personat e arrestuar janë shtetasit Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë, Bojken Turtulli, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Rifat Avdiaj, 62 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë në drejtmin e SPAK-ut dhe në bashkëpunim të ngushtë me BKH-në dhe me autoritetet ligjzbatuese britanike, vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “INKORPORIMI”, ndjekur me metoda proaktive, për shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe autoritetet ligjzbatuese britanike.

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sekuestrohet një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike.

Sekuestohen dhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika).

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 shtetas të cilët u kapën në Tiranë.

Vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike, për kapjen e 3 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë fshehur në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilët GJKKO ka caktuar të njëjtën masë sigurie.

Konretisht janë arrestuar shtetasit: A. H., B. T. dhe R. A., të tre banues në Tiranë.

Arsenali i armëve dhe sendet e tjera të sekuestruara janë gjetur në banesën e shtetasit A. H., i cili nga hetimit rezulton drejtuesi i grupit kriminal.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 6 banesa, në Tiranë dhe në Tropojë.

Operacioni, në kuadër të procedimit të iniciuar në muajin prill të vitit 2023, nga Drejtoria e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Operacioni është ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe autoritetet britanike.

Në muajin prill 2023, Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sekuestroi në Portin e Durrësit, një tjetër arsenal armesh (8 pistoleta) që do trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një furgon me targa angleze, drejtuesi i të cilit u vu në pranga.

Në drejtmin e SPAK-ut dhe në bashkëpunim të ngushtë me BKH-në dhe me autoritetet ligjzbatuese britanike, vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme