Më 21 prill besimtarë të shumtë të krishterë festojnë Pashkët, ditën më të rëndësishme të kalendarit kristian.
Festa e Pashkës përkujton ringjalljen e Jezus Krishtit. Për të krishterët, Jezusi u ngrit nga varri ditën e tretë pas kryeqëzimit, rreth 2 000 vite më parë.
Shumë besimtarë mbajnë agjërim dhe rrëfejnë mëkatet e tyre gjatë një periudhë 40 ditore që paraprin festën e Pashkës.
E premtja e fundit përpara së dielës së Pashkës është tradicionalisht ditë agjërimi dhe pendese, pasi përfaqëson sipas besimit të krishterë, ditën kur Jezus Krishti u kryqëzua. Disa kisha protestante si ajo e Porto Rikos organizojnë rituale që shoqërohen zakonisht me këngë dhe lutje.
Në disa kisha, besimtarët rrinë zgjuar deri në mesnatë, për të pritur ditën e re me lindjen e diellit dhe për të reflektuar mbi domethënien e ringjalljes. Capitol Church, një kishë e Uashingtonit organizon meshën e Pashkës në qendrën e Lincoln Memorial, në kryeqytetin amerikan.
Me mbarimin e ceremonive fetare, besimtarët mblidhen në familje, mes miqve dhe në kisha për të shpërndarë drekën e Pashkës.
Festa e Pashkës për të katolikët përkon me të dielën e parë pas hënës së parë të plotë që vjen menjëherë pas ekuinoksit të pranverës. Pashkët zakonisht bien mes peridhës 21 mars deri në 25 prill, ato përkojnë shpesh me festën e Pashkëve hebreje. Ashtu si kishat e besimit ortodoks ato ndjekin një kalendar të ndryshëm nga ai i Kishave të Perëndimit.
Në mesazhin e urimit për Pashkët e kaluara, presidenti Trump e përshkroi këtë festë si një ditë të shenjtë nderimi dhe lutjesh./atsh/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...