Google ADS

Torturuan brutalisht tetëvjeçaren, dënohen me varje dy pedofilë

14:48 | 22 Gusht 2018
Arbresh.info

Dy përdhunues fëmijësh të cilët brutalisht torturuan një tetëvjeçare, ia prenë fytin dhe e lanë të vdiste, janë dënuar me varje në Indi.

Irfan Mewati, 20 vjeçar dhe Asif Mewati 24 vjeçar rrëmbyen fëmijën jashtë shkollës në Mandsaur sa ishte duke pritur babain e saj, transmeton portali arbresh.info

Ata e morën atë në një vend të fshehtë ku e përdhunuan dhe masakruan trupin e saj me një thikë para se të provonin t’ia prisnin fytin dhe të arratiseshin.

Vajza u shpëtua nga banorë vendës të cilët e gjetën dhe e dërguan në spital ku vazhdon të jetë më lëndime kritike.

Turmat brohorisnin “vdekje për përdhunuesit” pas sulmit brutal në shtetin qendror të Madhya dy muaj më parë.

Në Indi është dënim kapital përdhunimi i fëmijëve deri në moshën tetëvjeçare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme