Google ADS

Torturoi gra shtatzëna: Kush është “Kasapi” që fitoi zgjedhjet në Iran

01:33 | 21 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Ebrahim Raisi siguroi mjaftueshëm vota në zgjedhjet e të premtes për t’u shpallur presidenti i ardhshëm i Iranit.

Por ai, referuar mediave të huaja, ka një histori të përgjakshme të zhytur në vrasje dhe ekzekutime.

Raisi ndryshe njihet me nofkën “Kasapi”, që mori në vitet 1980, kur u akuzua se ishte i përfshirë në ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë. 60-vjeçari që do të ulet në karrigen e presidentit do të marrë pushtetin muajin tjetër, kur lideri në largim, Hassan Rouhani të dorëzojë detyrën.

Aktivistët e opozitës pretendojnë se ai vetëm do ta shtyjë Iranin larg Perëndimit mes tensioneve të vazhdueshme, përhapjen e gjakderdhjeve dhe terrorit në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ai thuhet se ka urdhëruar torturimin e grave shtatzëna, ka hedhur të burgosur nga shkëmbinjtë dhe ka sulmuar njerëz me kabllo elektrike. Raisi ka edhe besimin e udhëheqësit supreme të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme