Më shumë se 150 njerëz u plagosën dhe në disa fshatra u shkaktuan dëme të mëdha materiale kur tornado goditi provincën Çeke të Moravia, raporton “BNO News”.
Pamjet ngjajnë me një apokalips që pas vetes la një shkatërrim të madh, transmeton portal arbresh.info
Sipas mediave çeke, zjarrfikës nga rajone të tjera janë tashmë në vendin e ngjarjes, ndërsa është kërkuar edhe ndihmë nga vendet tjera.
Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe viktima.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, pas stuhisë, të gjithë thanë se një erë e fortë u kthye papritur në një vorbull ajri që shkatërroi kulmet e shtëpive. Zjarrfikësit thanë se rreth 300 ndërhyrje u raportuan për më pak se një orë.
Shtatë komuna ishin në rrugën e tornados dhe krahina e Moravës së Jugut ishte më e goditura, raporton Reuters.
Grykat e erës gjithashtu arritën 322 kilometra kur tornado arriti nivelin e katërt, i cili është më i forti në dekadat e fundit.
Ministri i Brendshëm Jan Hamacek njoftoi në Twitter se situata në zonat e prekura ishte serioze dhe se ekipet e shpëtimit janë në terren./arbresh.info/
https://twitter.com/BNONews/status/1408145232848433155
https://twitter.com/BNONews/status/1408146501843496966
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...