Tony Blair: Perëndimi ka dy javë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

00:38 | 16 Mars 2022
Trina Galanxhi

Tony Blair beson se dy javët e ardhshme mund të jetë shansi i fundit për Perëndimin që të bie dakord për një marrëveshje paqeje me Rusinë për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës përpara se konflikti të përshkallëzohet.

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, tha se NATO nuk duhet të përjashtojë mundësinë e ndërhyrjes në luftë, por gjithashtu i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos heq dorë nga perspektiva e negocimit të një marrëveshjeje paqeje me Vladimir Putin, transmeton portal arbresh.info

Zyrtarët e Moskës dhe të Ukrainës zhvilluan një raund tjetër bisedimesh të martën në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit i cili ka hyrë në ditën e tij të 20-të.

Blair beson se dy javët e ardhshme mund të jenë shansi i fundit për Perëndimit për të rënë dakord për një zgjidhje të negociueshme përpara se sulmi ndaj Kievit të përshkallëzohet, përpara se populli i Ukrainës të bëhet më armiqësor ndaj çdo negociate, ose Putini përballet me një zgjedhje mes “përshkallëzimit” dhe “tërheqjes”.

“Dhe ne nuk duhet të nënvlerësojmë çmimin real ekonomik që bota do të paguajë për konfliktin e vazhdueshëm me rritjet e mëdha të çmimeve të karburanteve, çmimeve të ushqimeve, tregtisë globale dhe inflacionit, si ndonjëherë duke goditur më keq më të varfërit në shoqërinë tonë”, shkroi Blair në analizën e tij mbi luftën në Ukrainë.

Ish-kryeministri laburist beson gjithashtu se është gabim që NATO të jetë po aq specifike sa ka qenë për mospërfshirjen në konflikt.

Ai argumentoi se statusi i ardhshëm i Krimesë dhe pjesëve të Ukrainës lindore mund të jetë pjesë e ndërmjetësimit të suksesshëm të një marrëveshjeje paqeje me presidentin rus.

Blair – i cili shërbeu si kryeministër ndërmjet viteve 1997 dhe 2007 dhe mori vendimin që Britania e Madhe t’i bashkohej luftës së Irakut të vitit 2003 – tha se ai e kupton dhe pranon se nuk ka asnjë mbështetje politike për angazhimin e drejtpërdrejtë ushtarak nga NATO, por perëndimi duhet të jetë me atë që po bën Putini.

“Kur ai kërcënon NATO-n, madje duke nxitur frikën e konfliktit bërthamor, në ndjekje të përpjekjes së tij për të rrëzuar me forcë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të një kombi paqësor dhe për të bërë luftë kundër popullit të tij, ka diçka të papajtueshme në sigurimin tonë të përsëritur ndaj tij se ne nuk do të reagojnë me force”, shkruan Blair, raporton Guardian.

“Unë e pranoj arsyetimin pas qëndrimit tonë. Por le të supozojmë se ai përdor armë kimike ose një armë bërthamore taktike, ose përpiqet të shkatërrojë Kievin, siç bëri me Alepon në Siri, a është e arsyeshme t’i thuash atij paraprakisht se çfarëdo që ai të bëjë ushtarakisht, ne do të përjashtojmë çdo formë të reagimit ushtarak?”.

“Ndoshta ky është pozicioni ynë dhe ndoshta ky është pozicioni i duhur, por sinjalizimi i vazhdueshëm i tij dhe heqja e dyshimit në mendjen e tij, është një taktikë e çuditshme”, përfundon analizën e tij Blair./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme