Google ADS

Tony Blair: Do t’i përvishem punës dhe do të rikthehem

01:55 | 2 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair njoftoi sot se synon të japë më tepër kontribut kundër Brexit. Por imazhi i tij mjaft i dëmtuar në Britani e Madhe duket si pengesë për një rikthim të mundshëm në vijën e parë të skenës politike.

Kjo hipotezë, e aluduar rregullisht nga vetë i interesuari dhe e rifreskuar prej dy vitesh nga vështirësitë e partisë laburiste nën drejtimin e liderit me qëndrime tepër të majta, Jeremy Corbyn, sikur e ka zbehur pejsazhin politik britanik.

“Do të rikthehem”, shprehet lideri i “Partisë së Re Laburiste” për të përditshmen Daily Mirror në një nga intervistat e shumta të dhëna me rastin e 20 vjetorit të fitores historike të Partisë Laburiste në 1997.

“Përballë perspektivës së një Brexit që ai e nuk e mbështet aspak, ish-kryeministri nga viti 1997 në 2007 shprehet i vendosur t’i përvishet punës. Fenomeni Brexit më ka motivuar drejtpërdrejtë për të qenë më i angazhuar në politikë”, sqaron ish-lideri i moshës 63 vjeç.

Praktikat e këtij “rikthimi” mbeten të paqarta, dhe rezultati mund të jetë më pak spektakolar sesa kryetitujt e bujshëm të tabloidëve britanikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme