Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet ta shpall “një mision” të tij për t’i bindur britanikët që “të ngriten” dhe ta ndryshojnë mendimin e tyre për daljen nga Bashkimi Evropian, ka raportuar rrjeti BBC.
Zoti Blair, që ishte kryeministër i Britanisë në periudhën 1997-2007, në një fjalim më vonë gjatë ditës, do të theksoj se njerëzit votuan në referendum “pa i ditur kushtet e vërteta të Brexitit”.
Ai thotë se dëshiron të “krijoj mbështetje për të gjetur mënyë për të dalur nga vrapimi aktual mbi tehun e shkëmbit”, raportoi BBC.
Zoti Blair, i cili pat bërë fushatë për mbetje në BE, do të thotë se i pranon rezultatet e referendumit të qershorit të vitit të kaluar, por do të rekomandoj që të shikohet përsëri kjo çështje, pasi “ne kemi ndjenjë të qartë se kah po shkojmë”.
Qeveria britanike ka thënë se është “absolutisht e përkushtuar” për vazhdimin e procesit të Brxitit.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...