Japonia do të deklarojë një gjendje të jashtëzakonshme një-mujore për rajonin e Tokios, kryeqytetin dhe prefekturat përreth, në mënyrë që të ndalojë valën në rritje të koronavirusit.
Masa do të hyjë në fuqi nga data 7 janar, shkruajnë mediat japoneze, transmeton portal arbresh.info
Tokio ka regjistruar dje një numër rekord të rasteve ditore të infeksioneve me koronavirus, me 1,591 raste në një ditë, prandaj qeveria është përballur me një presion në rritje nga ekspertët shëndetësorë dhe autoritetet lokale për të futur një gjendje të rreptë emergjence për rajonin e Tokios.
Johnson: Varianti i ri i koronavirusit po përhapet me lehtësi të frikshme
Sipas autoriteteve, infeksionet e përditshme në Tokio mund të trefishohen, në 3,500 raste në ditë dhe të arrijnë deri në 7 mijë deri në muajin mars.
Dekreti i gjendjes së jashtëzakonshme duhet të zgjasë të paktën për dy muaj, në mënyrë që infeksioni të vendoset në një nivel lokal që mund të kontrollohet, thuhet në raportin e shkencëtarëve nga Universiteti i Kiotos.
Ekonomistët paralajmërojnë një rënie të ndjeshme të produktit të brendshëm bruto nëse shtrihen ose zgjerohen kufizimet, por thanë se mund të jetë e pashmangshme./arbresh.info/
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...