Google ADS

Tokio paralajmëron Phenianin para vizitës së Trump-it

21:35 | 30 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Qeveria japoneze ka lëshuar një paralajmërim për Phenianin para vizitës së Presidentit amerikan, Donald Trump.

Zëvendës shefi i sekretarit të kabinetit qeveritar, Yasutoshi Nishimura, para gazetarëve tha se Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe ranë dakord që të kundërshtojnë programet bërthamore dhe raketore të Koresë Veriore, transmeton portali arbresh.info

Në një telefonatë 20-minutëshe, të dy liderët kanë rënë dakord për orarin e udhëtimit të Presidentit amerikan dhe konfirmuan se do të mbeteshin në kontakt të ngushtë me tensionet e Koresë Veriore.

Trump ka deklaruar se “po pret me padurim që të vizitojë Japoninë, pasi Japonia dhe Amerika janë 100 përqind sëbashku dhe nuk ka asnjë vend për dyshim mbi aleancën amerikane-japoneze”, ka theksuar Nishimura.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të vizitojë Japoninë të dielen dhe do të qëndrojë në Tokio për tri ditë.

Më pas Trump do të vizitojë Korenë Jugore, Filipinët, Kinën dhe Vietnamin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme