Kryeqyteti Tokio i Japonisë ka shënuar një rekord tjetër në rastet e përditshme të koronavirusit të ri (COVID-19) përderisa qeveria e vendit pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se gjithsej 1.591 infeksione të reja u raportuan në Tokio, zonë e cila mbetet më e prekura nga pandemia me gjithsej 66.343 raste të konfirmuara me COVID-19.
Rastet në Tokio janë rritur gjatë ditëve të fundit dhe tani kryeqyteti përbën më shumë se një të katërtën e numrit të përgjithshëm të mbi 250 mijë rasteve në Japoni.
Shifra e rasteve të reja në mbarë vendit po ashtu arriti kulmin gjatë ditës së fundit, pasi vendi regjistroi mbi 4.900 raste të reja të koronavirusit.
Në këndvështrimin e përkeqësimit të shifrave, kryeministri Yoshihide Suga pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Tokio dhe në tre provinca fqinje të kryeqytetit.
Gjendja e jashtëzakonshme pritet të zgjasë për një muaj dhe duket se do të përfshijë masa të tilla si urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe orar të kufizuar të punës për restorantet.
Vdekjet jashtë spitaleve
Agjencia lokale e lajmeve Jiji Press raportoi se mbi 120 persona në Japoni vdiqën në “vende të tjera përveç institucioneve mjekësore për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore pas infeksioneve të reja të koronavirusit”.
Sipas raportit, të dhënat e policisë tregojnë se 122 viktima të koronavirusit janë regjistruar nëpër shtëpi dhe vende të tjera midis marsit dhe dhjetorit të vitit 2020.
Numri më i lartë i vdekjeve të tilla u shënua në Tokio, me 36 viktima, pasuar nga Osaka me 25 dhe Hyogo me 11.
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...