Google ADS

Toka po nxehet, shkrirja e akujve kërcënon miliona jetë njerëzish

17:21 | 2 Maj 2021
A. B.

Një numër në rritje personash kërcënohen nga përmbytjet, të shkaktuara nga shkrirja e liqeneve të ngrira.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ndërsa planeti ngrohet dhe akullnajat zvogëlohen në përmasa, uji i shkrirë akumulohet dhe krijon liqene, shpesh si rezultat i veprimit të akullit si një digë.

Që nga 1990, vëllimi, zona dhe numri i këtyre liqeneve të ngrira është rritur me 50 për qind në shkallë globale. Kur këto liqene të tejmbushen, atëherë ekziston rreziku se ata mund të thyejnë barrierat duke lëshuar vëllime të mëdha uji e duke shkaktuar përmbytje katastrofike.

Disa liqene janë më të rrezikshëm se të tjerët dhe me shumë gjasa do të rezultojë në ato që njihen si përmbytje nga liqenet akullnajore. Shqetësim të veçantë, për shkencëtarët, paraqesin ato liqene në zonën e Andeve dhe në Himalaje, ku akullnajat po shkrihen me mundësinë e rrëzimit edhe të faqeve të malit në këto liqene.
Lidhja mes rritjes së temperaturave dhe përmbytjeve nga liqenet akullnajore, është e komplikuar. Ndërsa krijimi dhe rritja e liqeneve akullnajore mund t’i atribuohet ndryshimeve antropogjene të klimës, ato që mund të shkaktojnë përmbytje katastrofike shpesh janë faktorë jo klimaterikë, si tërmetet, ortekët ose reshjet ekstreme, raporton TCH.

Një nga parametrat që e bën një liqen akullnajor me gjasë të rrezikshëm, është përmasa e popullatës rreth tij që mund të ekspozohet ndaj përmbytjeve dhe numri mund të variojë nga disa qindra e deri në qindra-mijëra. Sidoqoftë, shumë faktorë janë në lojë dhe është thuajse e pamundur të përllogaritet se sa njerëz mund të jenë të rrezikuar në shkallë globale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme