Ish-punonjësi i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës, (NASA), ka publikuar një video interesante që tregon se si do të dukej pamja e planetit nëse oqeanet – të cilat mbulojnë tre të pestat e sipërfaqes – do të avulloheshin.
Shkencëtari James O’Donoghue, i cili tani punon në Agjencinë Japoneze të Hapësirës (JAXA) ka ripublikuar një video të vitit 2008 e cila u bë nga animatori i NASA-s, Horace Mitchell.
Në sekondat e para të videos shihet teksa toka e parë që shfaqet poshtë detit, janë ato rajone që rrethojnë skajet e vendeve të tokës kontinentale, të njohura si “rafte kontinentale”.
Këto “rafte” përbëjnë rreth tetë për qind të sipërfaqes totale të mbuluar nga oqeanet e Tokës.
Ato gjenden rreth 460 metra nën nivelin e detit, përveç atyre në Arktikë dhe Antarktikë ku “raftet” ndodhen në thellësi më të mëdha.
“Unë e ngadalësova pak fillimin e videos, pasi në mënyrë të habitshme, ka shumë peizazh nënujorë të zbuluar menjëherë në dhjetëra metrat e parë”, ka thënë O’Donoghue.
Disa nga këto “rafte kontinentale” u ekspozuan mijëra vjet më parë, dhe njerëzit e lashtë i përdorën ato për të udhëtuar në vende që nuk i kishin vizituar më parë.
Ekspertët mendojnë se popullsitë që do të bëheshin amerikanët e parë udhëtuan mbi këtë “urë tokësore” që lidhte dikur Siberinë Lindore me Alaskën – rreth 16,000 vjet më parë.
Në epokën e fundit të akullnajave, uji i oqeaneve u shndërrua në akuj në të dy polet e planetit, kjo është arsyeja pse urat e tokës ekzistonin, ka shtuar O’Donoghue.
“Secila prej këtyre lidhjeve u dha mundësi njerëzve të migrojnë dhe kur epoka e akullnajave mbaroi, uji i përmbyti ata”, shtoi ai.
Deri në pikën ku nivelet e oqeanit bien rreth 2,000 dhe 3,000 metra, fillojnë të shfaqen kreshtat e mesme të oqeanit.
Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), ky varg i vazhdueshëm i vullkaneve nënujore është në të vërtetë “zinxhiri më i gjerë i maleve në Tokë”, që shtrihet më shumë se 65 mijë metra.
Kreshtat e oqeanit të mesëm formohen përgjatë kufijve të pllakave tektonike të cilat po largohen nga njëra-tjetra.
Ndërsa pllakat ndahen, përcjell Telegrafi, ‘shkëmbi i shkrirë’ ngrihet nga poshtë kores së planetit, i cili më pas ftohet, duke krijuar malet nënujore.
Edhe pse ky sistem i kreshtave është i gjerë, shkencëtarët ende dinë shumë pak rreth tij dhe për detajet e hollësishme, duke përdorur automjete nënujore dhe të drejtuara nga distanca, por deri më tani kanë qenë të kufizuara për zonat e vogla.
Pasi bie niveli i detit me afro 6,000 metra, oqeanet zhduken, përveç llogoreve më të thella që gjenden në Tokë.
Këtu përfshihet “Hendeku Mariana” në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor, i cili shtrihet në një thellësi të jashtëzakonshme prej 10,000 metrave – distancë kjo afërsisht e barabartë me lartësinë që fluturojnë shumë aeroplanë.
“Më pëlqen sesi ky animacion zbulon se ‘dyshemeja e oqeanit’ është po aq e ndryshueshme dhe interesante në gjeologjinë e saj ashtu sikur kontinentet”, tha O’Donoghue.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK