Google ADS

Tmerri në burgjet e Koresë së Veriut: Njerëzit keqtrajtohen mizorisht, burrat rrihen ndërsa gratë përdhunohen

13:17 | 19 Tetor 2020
M. A.

Tortura e poshtërim, këto janë vetëm disa prej keqtrajtimeve nëpër të cilat kalojnë të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Korenë e Veriut, raporton Gazeta Express.

Human Rights Watch pas disa intervistave që ka pasur me dhjetëra ish të arrestuar e zyrtarë të Koresë së Veriut thekson se të burgosurit janë përballur me kushte çnjerëzore në institucionet e paraburgimit që shpesh çojnë në tortura.

Koreja e Veriut është një vend i mbyllur derisa dihet pak për sistemin e saj të drejtësisë penale.

Sipas të intervistuarve personat që janë arrestuar janë rrahur me shkopinj e shkelma në fazën e parë të paraburgimit.

Ish të arrestuarit kanë rrëfyer se ishin detyruar që të uleshin në dysheme, të gjunjëzuar ose me këmbë të kryqëzuara dhe në atë pozicion janë detyruar që të qëndrojnë nga 16 orë në ditë. Një lëvizje në shumicën e rasteve ka bërë që të njëjtit të dënoheshin.

Dënimet varionin nga goditja me grushta, shkopinj ose rripa të lëkurës, deri në detyrimin që të burgosurit të vraponin rreth e për rreth oborrit të burgut deri në 1 mijë herë.

“Nëse unë ose të tjerët lëviznim (në qeli), rojet më urdhëronin mua ose të gjithë shokët e qelisë të zgjasnim duart nëpër shufrat e qelisë dhe të njëjtat i shkelnin vazhdimisht me çizmet e tyre, “tha ish i arrestuari Park Ji Cheol.

Yoon Young Cheol, një tjetër ish i arrestuar, shtoi: ‘Atje, thjesht trajtohesh sikur vlen më pak se një kafshë, dhe kjo është ajo që përfundon duke u bërë.’

Disa femra të intervistuara dëshmuan për dhunë të shfrenuar seksuale në institucione.

Kim Sun Young, një ish-tregëtare që në të 50-at e saj iku nga Koreja e Veriut në 2015 tha se ajo ishte përdhunuar nga një hetues në një qendër paraburgimi.

Një tjetër oficer policie e sulmoi atë seksualisht duke e prekur poshtë rrobave të saj ndërsa e merrte në pyetje, shtoi Kim, por tha se ajo kishte qenë ‘e pafuqishme për të rezistuar’./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme