Më shumë se 30 pasagjerë të Ryanair, disa prej tyre duke gjakosur nga veshët, kanë marrë trajtim spitalor në Gjermani, pasi aeroplani i tyre për në Kroaci humbi presionin e kabinës, thotë policia gjermane.
Fluturimi FR7312 nga Dublini për në Zadar bëri ulje emergjente në Frankfurt, transmeton portali arbresh.info.
Linja ajrore tha se maskat e oksigjenit ishin vendosur dhe ekipi arriti të bëjë një zbritje të kontrolluar.
Aeroplani zbriti 8,000 metra nga 11,300 në 3,000m në shtatë minuta, sipas Flight Radar.
Ryanair tha se aeroplani “u ul normalisht dhe klientët u nisën, ku një numër i vogël mori kujdes mjekësor si një masë paraprake”.
Aeroplani mbante 189 pasagjerë, 33 prej të cilëve u shtruan në spital, dhe disa vendosën të mos vazhdonin me udhëtimin e tyre, thanë policia gjermane.
Pasagjerët ndërkohë kanë kritikuar linjën ajrore, duke thënë se vetëm i kishte lënë në aeroportin e Frankfurtit pa ushqim dhe pije si dhe kishin fjetur në bodrum.
Ryanair është linja ajrore më e madhe e Evropës sipas numrit të pasagjerëve, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror. Ajo fluturon në 37 vende dhe mbajti 130 milionë udhëtarë vitin e kaluar./Arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...