Tkurret ekonomia gjermane, parashikohet të humbë 0.3% të GDP-së

21:08 | 30 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Gjermania mund të jetë vendi i vetëm i grupimit G7, ekonomia e të cilit do të tkurret këtë vit.

Parashikimi është bërë nga FMN, sipas të cilit Gjermania do të humbë 0.3% të GDP-së.

Arsyeja kryesore e kësaj humbjeje është e njëjta; zgjatja e pasojave të krizës energjetike.

Robert Habeck, ministër i Ekonomisë, Gjermani:

“Së pari, industria gjermane ishte shumë e varur nga importet ruse, sidomos nga gazi. Vende të tjera nuk ishin edhe aq të varura, sidomos Shtetet e Bashkuara, por edhe Britania ose Spanja. Virtualisht ato nuk kishin gaz rus. Na u desh ta zëvendësonim me kosto më të lartë, ndaj dhe çmimet e energjisë janë rritur. Kjo është pasoja e humbjes së gazit rus”.

Megjithatë, Banka Qendrore Gjermane bëri të njëjtin parashikim më herët, ndaj deklarata e FMN-së nuk erdhi si surprizë.

Humbjet e ekonomisë së parë të Evropës nuk janë një sinjal i mirë për të gjithë Eurozonën, edhe pse ka një sinjal pozitiv, pasi inflacioni në korrik ra lehtshëm në 6.5 nga 6.8% që ishte në qershor./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme