Tkurret ekonomia e Shangait ndërsa kufizimet për shkak të Covid vazhdojnë

11:53 | 24 Prill 2022
Trina Galanxhi

Rritja ekonomike e Shangait tregoi shenja ngadalësimi në tre muajt e parë të vitit 2022 pasi qendra financiare u godit nga shpërthimi i një vale të re të koronavirusit.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i qytetit lindor të Kinës u rrit 3.1 përqind në tremujorin e parë nga një vit më parë, tha të shtunën byroja lokale e statistikave, duke mbetur prapa shifrës kombëtare prej 4.8 përqind gjatë së njëjtës periudhë, transmeton portal arbresh.info

Pavarësisht se disa supermarkete dhe fabrika kanë rifilluar funksionimin, shumë komunitete në qytet janë ende nën mbyllje të rreptë.

Shpërthimi i fundit me koronavirus në Shangai u raportua në fillim të marsit dhe gradualisht u vendosën edhe masat e rrepta.

Nga fundi i marsit, shumica e 25 milionë banorëve të qytetit kanë përjetuar bllokime dhe vetëm disa nga komunitetet janë liruar.

Shangai është duke e përjetuar valën e infeksionit me Omicron, i cili përhapet shumë shpejt.

Prodhimi industrial i Shangait u rrit 11.9 për qind nga viti në vit në dy muajt e parë, por ra me 10.9 për qind në mars, sipas të dhënave zyrtare.

Shitjet me pakicë panë të njëjtën rënie, duke u rritur me 3.7 për qind nga viti në vit nga janari në shkurt dhe duke rënë me 18.9 për qind vetëm në mars.

Izolimi për shkak të Covid-19 ka dëmtuar edhe punësimin. Byroja e statistikave tha në Shangai 192,600 vende të reja pune u krijuan në tremujorin e parë, që është 26,200 më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme