Autoritetet amerikane njoftuan se 1 person u vra dhe 7 të tjerë u plagosën në një sulm me armë të dielën në një festival në natyrë në Oklahoma.
Dëshmitarët thanë se njerëzit filluan të vraponin për t’u strehuar ndërsa të shtënat me armë shpërthyen.
Dy të mitur ishin në mesin e atyre që u plagosën. Dëshmitarët thanë se ishte një debat parapriu të shtënat me armë. Askush nuk është arrestuar deri tani.
“Dëgjuam shumë të shtëna dhe në fillim menduam se ishin fishekzjarrë,” – tha një dëshmitare.
“Pastaj njerëzit fillojnë të vrapojnë dhe të rrëzohen. Ne u bërtisnim të gjithëve të uleshin” – shtoi ajo.
Rreth 1500 njerëz morën pjesë në këtë festival. Autoritetet nuk dha detaje të tjera duke përfshirë gjendjen e të plagosurve./lapsi/
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...