Google ADS

Tjetër incident në Francë, sulmon policët me thikë duke bërtitur “Allahu Ekber”

12:01 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Një person ka sulmuar një grup policës që po patrullonin rrugët e Avignon me thikë.

Me këtë rast oficerët kanë hapur zjarr duke e vrarë atë, transmeton portali arbresh.info

Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 11:15 të kohës lokale.

Sipas mediave franceze, sulmuesi u sul duke bërtitur “Allahu Ekber” në drejtim të policëve.

Sulmi ndodhi menjëherë pas një sulmi në bazilikën në zonën Norte-Dame të Nisë, në të cilën tre njerëz u vranë nga një burrë i armatosur me thikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme