Është katastrofa detare që Titanikun e bën të duket të vogël, por që përmendet rrallë përkundër që njihet si katastrofa më e madhe në histori.
Më 1945 pothuajse 10 mijë burra, gra dhe fëmijë u vranë në bordin e anijes MV Wilhelm Gustloff, ndërsa ata iknin nga ushtria ruse që po përparonte, transmeton portali arbresh.info
Anija po lundronte nga Gdynia, pastaj Gotenhafen, në Poloninë e pushtuar dhe ishte nisur për në Kiel të Gjermanisë veriore, por u sulmua nga një nëndetëse ruse në Detin Baltik në janar të vitit 1945.
Ajo u mbyt në më pak se 40 minuta, duke shkaktuar vdekjen e 9,343 njerëzve, duke përfshirë rreth pesë mijë fëmijë.
Fati i anijes ishte shumë ndryshe nga ai i paraparë, si një linjë luksoze për racën superiore gjermane dhe nuk kishte ndasi të klasave, kështu që njerëzit e thjeshtë mund të shijonin pushimet sikurse të pasurit.
Pavarësisht se numri i të vdekurve është gjashtë herë më i madh se humbja e jetëve në Titanik, fundosja e anijes gjermane dihet shumë pak.
Megjithëse anija ishte e gjatë 685 metra, mbante rreth një mijë ushtarë dhe anëtarë të Gestapos si dhe 9,000 civilë./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...