Ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko, e cila ishte në gjendje të rëndë për shkak të infeksionit të coronavirusit, raportohet se është lidhur për një respiratori dhe gjendja e saj tani është e qëndrueshme, shkruan APA.
Gjendja shëndetësore e politikanes ukrainase ishte kritike, ku temperatura nuk i binte nën 39 gradë, kështu që mjekët vendosën ta lidhin për një respiratori, transmeton Telegrafi.
Vajza e saj, Eugenia dhe dhëndri, Arthur Chechotkin janë gjithashtu të infektuar me COVID-19, por ata kanë një formë më të butë të infeksionit.
Timoshenko, 59 vjeç, e cila ishte kryeministre dy herë para se të humbiste zgjedhjet presidenciale të vitit 2010, u bë politikania e parë e lartë ukrainase që u infektua me virus.
Ka pasur një rritje të numrit të infeksioneve në Ukrainë këtë javë, ku 1658 raste të reja janë raportuar gjatë ditës së sotme.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në shifrat e 108.415 gjersa numri i vdekjeve 2.318.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?