Google ADS

Tillersonin e bindi gruaja të bëhet Sekretar i Shtetit

14:25 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, ka thënë se pranoi të marrë këtë detyrë vetëm pasi gruaja e tij arriti ta bindë.

Ish-kreu i Exxon Mobil pa përvojë të mëparshme politike, tha në një intervistë se ishte “tronditur” me ftesën.

“Unë nuk e doja këtë punë. Unë nuk po e kërkoja këtë punë,” tha ai për Independent Journal Review, gjatë vizitës së tij të fundit në Azi.

“Më tha gruaja, dhe unë duhet ta bëjë këtë “, shtoi ai.

Tillerson tha se ishte gati që këtë muaj të dilte në pension, pasi kaloi më shumë se 40 vjet në gjigantin e naftës Exxon Mobil.

Ai mbush 65 vjet të enjten

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme