Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka vlerësuar guximin e popullit turk në mbrojtjen e demokracisë gjatë përpjekjes për grusht shtet një vit më parë.
Duke folur në ceremoninë e hapjes së një konference të naftës në Stamboll, ku mori një çmim që njohu katër dekadat e tij të punës në industri, Tillerson ka shtuar se Shtetet e Bashkuara e shohin Turqinë si një partner në shtytjen e saj për siguri më të madhe energjetike në rajon, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi të gjithë këtu në Stamboll në një kohë të rëndësishme. Rreth një vit më parë, populli turk – burra dhe gra të guximshëm – u ngritën kundër komplotistëve dhe mbrojtën demokracinë e tyre,” tha Tillerson.
“Në këtë ditë unë dua që të vlerësoj guximin e tyre dhe do të nderoj viktimat e ngjarjeve të 15 korrikut 2016”, shtoi ai.
Përpjekja për grusht shtet në Turqi ndodhi me 15 korrik të vitit të kaluar dhe protestuesit kërkonin dorëheqjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Më shumë se 240 vetë humbën jetë vetëm atë natë./Arbresh.info
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...