Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson deklaroi të mërkurën se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se nuk do ta bëjë këtë. Gjithashtu, Tillerson hodhi poshtë lajmet se zëvendës presidenti Mike Pence i kishte kërkuar të qëndronte në detyrë.
“Zëvendës presidentit nuk i është dashur kurrë të më bindë për të qëndruar në postin e sekretarit të Shtetit sepse nuk nuk kam menduar kurrë ta braktis këtë post”, tha Tillerson, duke hedhur poshtë zërat për një krisje mes tij dhe presidentit Donald Trump.
“Angazhimi im për suksesin e presidentit tonë dhe vendit tonë është po aq i fortë sa dita kur pranova ofertën e tij për të shërbyer si sekretar i Shtetit”, tha Tillerson.
Kryediplomati amerikan u bëri thirrje gazetarëve që të fshijnë nga lajmet e tyre raportimet se ai e kishte quajtur presidentin një “hajvan”, në veçanti NBC-së e cila në një artikull fliste për “tërbimin” e Tillerson për mënyrën se si Trump e kishte trajtuar publikisht në disa takime të diplomacisë ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha për gazetarët në bordin e “Air Force One” se Trump vazhdon të ketë besim tek Tillerson. “Nëse nuk do të kishte, Tillerson nuk do të ishte në postin e tij”, tha Sanders.
Në deklaratën për mediat, shefi i diplomacisë amerikane u distancua nga raportimet mediatike, duke thënë se fërkimet e tij me Trump janë një “produkt i gabuar” i politikave në Uashington, të cilat ai nënvizoi se nuk i pëlqen dhe se nuk do t’i harrojë.
“Detyra jonë është të arrijmë rezultate në të mirë të Amerikës dhe ne këtë po bëjmë. Çdo gjë që kemi arritur e kemi arritur si skuadër”, tha Tillerson.
Ai listoi një sërë prioritetesh të politikës së jashtme, mes të cilave sanksionet ndaj Koresë së Veriut, presioni ndaj liderëve arabë për të bërë më shumë kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi me Indinë dhe Pakistanin për të stabilizuar Afganistanin.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...