Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është pritur nga homologu amerikan Rex Tillerson në selinë e Departamentit të Shtetit.
Takimi kokë më kokë i ka paraprirë atij që shefi i diplomacisë ruse do të zhvillojë me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Bëhet fjalë për takimin e parë të presidentit amerikan me një përgjegjës të lartë të shtetit rus.
Në axhendë, sipas mediave amerikane, pritet të jenë çështje si Siria, Ukraina, lufta kundër terrorizmit, si dhe mundësia për një takim mes Trump dhe Putin.
Vizita e Lavrov në Shtetet e Bashkuara është e para që prej gushtit të vitit 2013 dhe ndodh një ditë nga shkarkimi nga detyra i drejtorit të FBI-së, James Comey, që po hetonte mbi të ashtuquajturin “Russia-Gate”.
Lidhur me këtë çështje, lideri i demokratëve në Senat, Charles Schumer ka kërkuar që hetimet t’i besohen një prokurori të posaçëm.
Por republikanët kanë ngritur menjëherë një mur kundër kësaj kërkese dhe çdo hetimi të ri për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet amerikane.
Lideri i mazhorancës në Senat, Mitch McConnell ka deklaruar se republikanët nuk do të mbështesin asnjë kërkesë të këtij lloji, duke sqaruar se një gjë e tillë vetëm sa do të pengonte hetimet që janë në zhvillim e sipër.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...