Duket se Uashingtoni dhe Moska i kanë patur seriozisht angazhimet e tyre për shkrirjen e akujve.
Kjo, pasi sekretari i Shtetit, Rex Tillerson do të vizitojë Rusinë më 11 dhe 12 prillin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse për agjencinë e lajmeve “Tass”.
“Në datat 11 dhe 12 prill, sekretari amerikan i Shtetit do të kryejë një vizitë pune në Moskë”, thuhet në një njoftim të ministrisë. Kjo është vizita e parë në Moskë e shefit të diplomacisë amerikane të administratës Trump.
Tillerson do të takohet me homologun rus Sergei Lavrov dhe siç njofton ministria, Lavrov do të ngrejë çështjen e qytetarëve rusë të arrestuar nga shërbimet sekrete amerikane në vende të treta.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...