Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u pajtuan të mërkurën për të punuar së bashku në një hetim ndërkombëtar për sulmin me gaz helmues javën e kaluar në Siri, që la mbi 80 persona të vdekur.
Uashingtoni ka akuzuar Rusinë për aleancë me presidentin sirian Bashar al Assad, derisa Moska zyrtare pohon se kryengritësit janë përgjegjës.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin takoi të mërkurën sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, me të cilin biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat janë tensionuar pas zhvillimeve të fundit në Siria.
“Është një nivel i ulët i besimit ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Tillerson.
Ai tha se një grup punues mund të krijohen për të përmirësuar lidhjet SHBA-Rusi dhe për të identifikuar problemet. Ai, po ashtu, tha se dy palët biseduan për mos pajtimet mbi Sirinë dhe si t’i jepet fund luftës civile, e cila ka kapluar këtë shtet për gjashtë vjet.
Tillerson përsëriti se administrata Trump beson se “sundimit të familjes Assad është duke i ardhur fundi”.
Ai theksoi se qeveria siriane ka kryer mbi 50 sulme, në të cilat ka përdorë klor ose armë tjera kimike gjatë konfliktit.
Rusia asnjëherë nuk ka njoftuar publikisht për ndonjë sulm të tillë të kryer nga forcat e Assadit dhe në 18 muajt e fundit i ka ndihmuar presidentit sirian për të zgjeruar autoritetin e tij në Siri.
Lufta civile në Siri është e ndarë nga përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të për të luftuar kundër Shtetit Islam në veri të vendit.
Ndryshe, takimi ndërmjet Putin dhe Tillerson nuk ishte konfirmuar formalisht deri në minutën e fundit.
Vendimi i Putinit për të pritur Tillerson sinjalizon synimin e Moskës zyrtare për të mbajtur komunikimet me SHBA-të, pavarësisht toneve të ulëta në publik për shkak të zhvillimeve në Siri.
Tillerson është pritur ftohtë në kryeqytetin rus derisa po fillonte takimi me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov.
Presidenti Trump ka kritikuar Putin të mërkurën, duke thënë se presidenti i Rusisë po mbështet personin (Bashar al Assad), i cili me të vërtetë është një person i keq.
“Mendoj se shumë keq për Rusinë. Mendoj se është shumë keq për njerëzimin”, ka thënë Trump, duke shtuar se “Assad është një kafshë”.
Putin, i cili nga inteligjenca amerikane thuhet se ka ndihmuar Trump për t’u zgjedhur president, insiston se marrëdhëniet me SHBA kanë shkuar për të mirë qëkur Trump ka marrë detyrën në janar./Arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...