Tilerson: Nuk i heqim sanksionet deri sa Moska të mos i përmbushë detyrimet

18:50 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tilerson tha sot se Uashingtoni do t’i zbutë sanksionet ndaj Rusisë, vetëm kur Moska për të përmbushur detyrimet, të cilat do të kontribuojnë në vendosjen e paqes.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet Evropiane, kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimes nga kjo e fundit në vitin 2014, dhe për shkak të përkrahjes që Rusia po u jep rebelëve pro rus në lindje të Ukrainës, të cilët po luftojnë për shkëputje nga Ukraina.

“Sanksionet e SHBA-vë mbeten në fuqi, deri sa Moska nuk pezullon veprimet që kanë shkaktuar vendosjen e sanksioneve tona”, tha Tilerson./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme