Google ADS

Thirrje për ndihmë në Sierra Leone

21:57 | 15 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Musa Faki Muhammed, i bëri thirrje botës për ndihmë në Sierra Leone, ku për shkak të fatkeqësive të rrëshqitjes së dheut dhe të përmbytjeve humbën jetën më shumë se 300 persona.

Muhammed, në një deklaratë me shkrim shprehet se fatkeqësinë e rrëshqitjes së dheut në kryeqytetin e Sierra Leones, në Freetown, e cila ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 300 personave ka mësuar me një tronditje të madhe, transmeton aa.

Duke vënë në dukje se e gjithë familja e Unionit Afrikan në këtë periudhë të vështirë ndodhet pranë qeverisë së këtij vendi, Muhammed thotë se “Mendimet dhe duatë e mia janë së bashku me familjet që humbën të dashurit e tyre”.

Muhammed, duke iu bërë thirrje afrikanëve dhe organizatave ndërkombëtare për mbështetje të Sierra Leones, rikujtoi se vetëm dy vite kanë kaluar nga koha kur ky shtet ka mundur epideminë e Ebolës.

Kryqi i Kuq në Sierra Leone njoftoi se për shkak ë fatkeqësisë në Freetown janë humbur rreth 600 persona dhe se shqetësohen për rritjen e numrit të të vdekurve.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se sipas vlerësimeve të para në rajonin e fatkeqësisë së paku 3 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi.

Zyrtarët dje kishin njoftuar se në punimet e kërkim-shpëtimit në rrëshqitjet e tokës në rajonin Regent të kryeqytetit kanë nxjerrë kufomat e 312 personave të mbetur nën dhe.

Zv/presidenti i Sierra Leones, Victor Bockarie Foh, kishte njoftuar se shqetësohen që nën dhe ndodhen edhe qindra persona të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme