Tri organizata të shoqërisë civile për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve iu kanë bërë thirrje insitucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës që sa më shpejt që të jetë e mundur të ndërmarrin masat e duhura për kthimin dhe riintegrimin në shoqëri të fëmijëve të luftëtarëve të Bosnjës, në Siri dhe Irak.
“Duke marrë parasysh rreziqet e vazhdueshme dhe rritjen e nevojave humanitare në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, ne shprehim shqetësim të thellë për statusin dhe pozicionin e fëmijëve të luftëtarëve të Bosnjës në këto vende, thuhet në letrën e organizatave, Save the Children, Hope and Homes for Children dhe World Vision.
“Fëmijët e luftëtarëve të huaj që aktualisht jetojnë në kampe, objekte të ndalimit dhe strehimore në Siri dhe Irak, pa përkujdesje prindërore, janë njëra nga kategoritë më të rrezikshme të fëmijëve në botë”, është thënë në letrën dërguar institucioneve të Bosnjës.
Në të theksohet se këta fëmijë kanë qenë ose vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme dhe ekstreme dhe traumës së rëndë.
“Ata përballen me hipotermi, pneumoni, dehidrim, kequshqyerje dhe turberkuloz, si rezultat i kushteve shumë të këqija të jetës”, është thënë në letër.
Sipas të dhënave që posedon Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, në kampet në Siri, që kontrollohen nga forcat kurde ndodhen mbi 100 shtetas të Bosnjës.
Në mesin e tyre, rreth 60 janë fëmijë, ndërsa prej tyre më shumë se gjysma kanë lindur në Siri.
Sipas të dhënave jozyrtare, 23 burra nga Bosnja janë në burgje ndërsa 27 gra janë në kampe.
Në muajin prill, institucionet e Kosovës kanë kthyer nga Siria 110 kosovarë, në mesin e tyre katër luftëtarë, 74 fëmijë dhe 32 gra.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...