Google ADS

Thirrje japonezëve të bëjnë blerje racionale mes frikës për megatërmet

13:55 | 10 Gusht 2024
A B

Autoritetet në Japoni u kanë bërë thirrje njerëzve që të shmangin magazinimin e gjërave, pas paralajmërimeve për mundësi të një megatërmeti.

Njerëzit janë parë nëpër dyqane duke blerë gjëra më shumë sesa zakonisht, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme në kohë fatkeqësish.

Autoritetet kanë thënë se pas tërmetit 7.1 shkallësh të së enjtes, i cili ka lënë 14 persona të plagosur, Japonia do të mund të përballet me ndonjë tërmet tjetër të madh.

Dyqanet në Tokio kanë vendosur një paralajmërim në hyrje se u vjen keq për mungesë të disa produkteve, dhe që mungesat janë rezultat i “raportimeve në media për tërmetin”.

“Kufizimet potenciale në shitje do të mund të zbatohen”, është thënë në paralajmërim, dhe që do të përcaktohet sasia e ujit që mund të blihet, për shkak të blerjeve joracionale.

Një punonjëse e një bari në Tokio, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se ka blerë online sasi të konsiderueshme të ujit, dhe që është shumë i shqetësuar.

“Bari ku punoj është nëntokë dhe nëse tërmeti ndodh papritur, ka mundësi që nuk do të mund të ik. Jam duke tentuar të gjejë mundësi për t’u larguar sa më shpejt”.

Të tjerë kanë thënë se janë të shqetësuar, mirëpo nuk janë duke menduar për tërmetin, sepse nuk i ndihmon situatës./rel/

Të ngjashme