Google ADS

Theret djali i ish presidentit gjerman sa ishte duke mbajtur ligjëratë

19:04 | 20 Nëntor 2019
Arbresh.info

Djali i ish presidentit gjerman është therur për vdekje gjersa ishte duke mbajtur një ligjëratë në një klinikë në Berlin.

Fritz von Weizsäcker, 59-vjeç u sulmua mbrëmjen e së martës nga një pjesëtar i audiencës me thikë në Klinikën Schlosspark, ku ishte kryemjek, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu një polic jashtë detyrës që intervenoi është lënduar rëndë gjatë sulmit, bën të ditur policia në një deklaratë.

Intervenimi i policit, së bashku me disa persona të tjerë të pranishëm çuan në arrestimin e sulmuesit 57-vjeçar.

Sulmuesi nuk njihej më parë nga policia dhe nuk besohej se ishte pacient në klinikë. Ai do të paraqitet në gjykatë të mërkurën.

Weizsäcker, i cili ishte një ekspert në gastroenterologji, hepatologji, onkologji dhe infektiologji, po zhvillonte një ligjëratë për rreth 20 persona rreth yndyrave të mëlçisë kur u vra.

Ai është gjithashtu djali i presidentit të ndjerë gjerman Richard von Weizsäcker, i cili shërbeu në rolin midis 1984 dhe 1994, dhe vdiq në 2015./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme