Theresa May zotohet të mbrojë Europën nga kërcënimi rus

22:43 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka deklaruar se edhe pas Brexit, do të mbajë të angazhuar qeverinë e saj në mbrojtjen e Europës nga kërcënimi rus.

Ajo ka theksuar se Britania do të vazhdojë të ofrojë asistencë për shtetet që ishin viktimat të agresionit, transmeton portali arbresh.info

Qeveria britanike po luan një nga kartat e saj më të forta në negociatat e Brexit, duke ofruar të vëjë në dukje mjetet e saj të mbrojtjes dhe të sigurisë në BE, me qëllim që të fitojë koncescionet mbi tregtinë e ardhshme dhe marrëdhëniet ekonomike.

May ka akuzuar Rusinë për nxitjen e dhunës në Ukrainën Lindore, ndërsa ka vazhduar akuzat edhe për sulm ndaj ministrisë së Mbrojtjes në Danimarkë, në Parlamentin gjerman dhe për mediat e saj shtetërore për mbjelljen e lajmeve të rreme dhe imazheve të rrejshme që kanë për qëllim minimin e institucioneve perëndimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme