Kryeministrja britanike Theresa May do të përballet me një mocion mosbesimi të lidershipit të saj.
Deputetët konservativë do të votojnë rreth orës 18:00 dhe 20:00 sipas kohës lokale, transmeton portali arbresh.info.
Sfidimi i pozitës së zonjës May vjen pasi janë mbledhur nënshkrimet e 48 personave për t’a kontestuar atë.
May, e cila u bë kryeministre pak pasi Britania e Madhe votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian më 2016, është përballur me kritika në partinë e saj për planin që ajo ka negociuar për Brexit.
Ende nuk dihet se sa shpejt do të shpallet rezultati i votimit, por zonja May duhet të marrë shumicën në favor të saj për ta fituar atë.
Nëse kjo ndodh, ajo nuk mund të sfidohet për të paktën një vit tjetër.
Nëse znj. May nuk fiton votën atëherë do të kishte një garë konservatore në të cilën nuk mund të qëndronte.
Ekziston gjithashtu një mundësi që edhe nëse Znj. May mundet – por jo me shumicë dërrmuese – ajo mund të vendosë të qëndrojë si udhëheqëse e partisë.
Për shkak se Partia Konservatore është partia më e madhe në Dhomën e Komunëve, kushdo që është udhëheqës i partisë pritet të jetë kryeministër./Arbresh.info/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...