Google ADS

Theresa May paralajmëron BE-në për “agresionin rus”

21:56 | 22 Mars 2018
Trina Galanxhi

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka deklaruar se do të paralajmërojë krerët e BE-së mbi “agresionin rus”.

Ajo këto komente i ka bërë pasi ka arritur për një samit në Bruksel, transmeton portali arbresh.info

Theresa May ka theksuar se sulmi ndaj ish-spiunit ishte “pjesë e një modeli të agresionit rus kundër Europës”.

Gjatë samitit në Bruksel ajo do të theksojë angazhimin e Britanisë së Madhe në sigurinë europiane, edhe pas largimit nga blloku në mars të 2019-tës.

Krerët europianë gjithashtu duhet të vendosin nëse do të pajtohen për kushtet e periudhës së tranzicionit 21 –mujor.

Megjithatë, Theresa May nuk do të marrë pjesë në diskutimin e krerëve të BE-së ku do të diskutohet për Brexit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme