Theresa May mbyll kufijtë për europianët

00:49 | 13 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Lëvizja e lirë e qytetarëve europianë në Britaninë e Madhe do të marrë fund. Me një mesazh të prerë në Facebook, kryeministrja Theresa May njoftoi mbylljen e kufijve për europianët që kërkojnë të jetojnë dhe punojnë në vendin ishullor.

“Nuk do të lejohen më njerëz të vijnë nga mbarë Europa me shansin se mund të gjejnë një vend pune këtu. Do të mirëpresim profesionistët, si mjekët, infermierët apo inxhinierët, që do të ndihmojnë vendin tonë të zhvillohet, por për herë të parë pas dekadash, do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë. Vendos Britania e Madhe, dhe jo Brukseli, se kush duhet të pranohet të jetojë dhe punojë këtu”.

Vendimi i kryeministres May vjen pas reagimeve të shumta që shkaktoi në Londër, plani i ri për raportet tregtare me BE, i cilësuar i tepër butë nga mbështetësit e Brexit.

Qeveria britanike publikoi gjithashtu atë që njihet si “libri i bardhë”, dokumenti ku renditen objektivat e rinj tregtar të Ishullit. Pas mbylljes së Samitit të NATO-s, Britaninë e Madhe e viziton të premten presidenti amerikan Donald Trump, ku sërish tregtia, këtë herë me SHBA-të, do të jetë në qendër të takimit me kryeministren May./tv klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme