Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të mbajë pozitën e saj udhëheqësë deri në vitin 2022, pavarësisht zgjedhjeve të fundit në të cilat u dëmtua autoriteti i saj.
E pyetur nëse do të mbajë pozitën udhëheqëse për një mandat të plotë pesë vjeçar, ajo është përgjigjur e prerë që ‘po’, shkruan The Independent, transmeton portali arbresh.info
May u gjend në një pozitë të vështirë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, pasi partia e saj nuk arriti të sigurojë shumicën.
Sipas mediave britanike asaj i është kërkuar të jap dorëheqje si kryeministre e vendit menjëherë pas përfundimit të negociatave për Brexit, në mënyrë që të lejojë dikë tjetër nga partia e saj që të udhëheqë partinë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2022.
Megjithatë, disa deputetë konservatorë kanë pranuar që me negociatat e Brexit të merret pikërisht Theresa May.
Pas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, që e detyruan May të bënte një marrëveshje me DUP të Irlandës së Veriut, ka thënë për Sky News se ‘synon të shërbejë një mandat të plotë’./Arbresh.info
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...