Antonino Fernández, themeluesi i birrës Corona, kishte një pasuri shumë miliardëshe të cilën vendosi të ua shpërndante banorëve të fshatit të tij të lindjes.
Ai vdiq në moshën 99 vjeçare në gusht të këtij viti dhe në testamentin e tij kishte shkruar se do t’i jap çdo banori nga dy milionë funta, dhe kështu të 80 banorët e fshatit të varfër spanjoll Cerezales del Condado u bënë milionerë, transmeton arbresh.info.
“Nuk kemi pasur kurrë asnjë cent, nuk e di se çfarë do të bënim pa Antonion” tha një banor i fshatit, pra njëri nga trashëgimtarët.
Corona Extra është birra e dytë më e importuar në ShBA, me shitje vjetore prej 693 milion dollarëve.
Fernández nuk e harroi kurrë atdheun e tij dhe është nderuar nga ish-Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, për veprat e tij bamirëse.
Në fshat gjithashtu do të ndërtohet një Qendër e Kulturës, me baza jo fitimprurëse, ku do të punësohen mbi 300 punonjës./arbresh.info
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan